Limaj: Dita e vendimmarrjes e çdo qytetari, për ta bërë këtë shtet më të pjekur, më të fortë

Limaj: Dita e vendimmarrjes e çdo qytetari, për ta bërë këtë shtet më të pjekur, më të fortë

Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj ka ushtruar të drejtën e tij të votës në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

Pas votimit të tij, Limaj tha se sot është dita e vendimmarrjes e çdo qytetari për ta bërë shtetin më të fortë e funksional.

Limaj shpreson se qytetarët sot do vendosin për fëmijët e vendit dhe për forcën e shtetit për katër vitet e ardhshme.

“Një ditë e rëndësishme për demokracinë e Kosovës, shtetin tonë. Dita e vendimmarrjes e çdo qytetari, për ta bërë këtë shtet më të pjekur, më të fortë, konsistent, funksional. Vendimmarrja sot është në dorën e çdo qytetari, për t’i dhënë një mundësi e shpresë zhvillimit të shtetit të Kosovës. Shpresoj që çdo qytetarë sot do vendosi për fëmijët tanë, për këtë shtet, për forcën e shtetit, zhvillimin, funksionimin. Mos harroni sot vendosni për katër vite në dorën e kujt do ta leni parlamentin e Kosovës dhe funksionimin e shtetit, prandaj është një vendimmarrje shumë e rëndësishme”, tha Limaj.

Në këtë qendër votimi të drejtë vote kanë 5 mijë e 273 qytetarë, ndërsa numri i votuesve që kanë votuar deri në ora 11:00 është 462 qytetarë.

Ndërkohë, në komunën e Prishtinës, të drejtë vote kanë 219 mijë e 516 qytetarë, deri në ora 11:00 kanë votuar 23 mijë e 935. /A. Shala/

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë